Zbardhen të tjera detaje nga zbulimi i një magazine kanabisi në Kurbin. Burime për Mapo, bëjnë me dije se në pranga ka rënë Vranicki Hisku, 24 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Edmond Stojani. Ky i fundit, është Drejtor i Kadastrës Kurbin
Dy personat në fjalë, kishin marrë me qira një magazinë, të cilën e kishin përshtatur si laborator droge, për të kultivuar kanabis.
Policia, në kuadër të operacionit ‘Gjormë 2021’, ka arrestuar të riun, ndërsa ka shpallur në kërkim Drejtorin e Kadastrës Kurbin, Edmond Stojanin.
Gjatë kontrollit të magazinës u gjetën 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo.
Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.
LEXO EDHE:
Kthyen magazinën në laborator droge – arrestohet 24 vjeçari, një në kërkim