*Në foto, kreu i Kadastrës Kurbin, Edmond Stojani – Mapo mëson të tjera detaje nga zbulimi i një laboratori droge në Kurbin. Policia ka shpallur në kërkim kreun e Kadastrës, Edmond Stojani, ndërsa ka arrestuar të riun Vranicki Hisku. Burime bëjnë me dije se 24-vjeçari i arrestuar, është nipi i Stojanit. Ky i fundit, prej 3 vitesh drejtonte Kadastrën e Kurbinit
Dy personat në fjalë, kishin marrë me qira një magazinë, të cilën e kishin përshtatur si laborator droge, për të kultivuar kanabis. Policia, në kuadër të operacionit ‘Gjormë 2021’, ka arrestuar në flagrancë të riun. Magazina, ka qenë stallë bagëtish.
Gjatë kontrollit të magazinës u gjetën 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo.
Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike.
Po gjatë operacionit, në banesën e Vranicki Hiskut është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar.
LEXO EDHE:
Laboratori i drogës – I shpallur në kërkim, drejtori i Kadastrës së Kurbinit