Kronika

Laboratori i heroinës në Has, SPAK kërkon mbi 140 vite burg për 17 të arrestuarit e dosjes “339”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:40 - 14/12/20 |
mapo.al

Prokuroria e posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundon pas dy viteve hetimet për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit dhe kërkon në total 147 vite burg për 17 të pandehur, të cilët janë pjesë e “Dosjes 339”, për laboratorin e drogës në Has.






Mes të pandehurve janë vëllai ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Xhevi Ndoka ndaj të cilit kërkohet dënimi me 8 vite burg. Për Ronin e Shijakut, Hekuran Hoxha, kërkohet 10 vite burg.


Pretenca u lexua nga prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Mara të cilët tetorin e vitit 2018 kur SPAK ishin “Krimet e Rënda” urdhëruan arrestimet e të dyshuarve në kuadër të dosjes 339. Mes tyre është edhe kreu i grupit të Avdylajve, Altin Avdylaj, i cili sipas SPAK duhet të dënohet me 6.8 vite burg. Po me kaq vite SPAK kërkon të dënohet edhe Orges Jahoelezi.





Prokuroria kërkon 8 vite burg për Gjevi Ndokën, 6.8 vite burg për për Altin Avdyli , 10 vite burg për Esat Mehmetin, Petrit Suljemani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehu 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite; Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shuti dhe Flamur Cela, këto 2 të fundit me nga 12 vite.



Koka e grupit që drejtonte laboratorin akuzohet se është Admir Hoxha. Anëtarët e grupit akuzohen për “Trafik i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.



Pretenca e SPAK
Gjevi Ndoka –  8 vite
Altin Avdyli –  6.8 vite
Esta Mehmeti  – 10 vite
Petrit Suljemani –  8 vite
Sajmir Sulejmani – 8 vite
Sefer Hajri – 10 vite
Orges Jahoelezi – 6.8 vite
Shkëlqim Avdyli – 4 vite
Mario Zeqiri – 4.8 vite
Alton Shehaj – 4.8 vite
Ardit Gjyriqi – 4 vite
Admir Hoxha – 12 vite
Hekuran Hoxha – 10 vite
Vehbi Berushi – 8 vite
Anila Shuti – 8 vite
Xhavit Shyti – 12 vite
Flamur Çela – 12 vite

1


Etiketa: , , ,

Pas