Goditja e grupit kriminal dhe sekuestrimi i laboratorit të heroinës në Has është përshëndetur nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit.
“Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë. Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis Deri në Fund”, deklaroi Edi Rama.