Aktualitet

Laç/ Atentati me dy viktima dhe një të plagosur, shoqërohen mbi 30 persona





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:37 - 31/05/20 |
mapo.al

Policia ka shoqëruar mbi 30 persona lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm në Kurbin.


Si pasojë e të dhtënave me armë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes 37 vjeçari, Bujar Lika (Hasani), ndërsa mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës humbi jetën edhe Paulin Gjergji, 53 vjeç, për të cilin u tha se kishte mbetur i plagosur.


Ndërkohë personi i tretë i plagosur është Kreshnik Tusha, 21 vjeç, i cili ka marrë plagë të rënda.


Burime policore bëjnë me dije se gjatë natës janë shoqëruar mbi 30 persona që mund të kenë dijeni ose mund të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes.


Policia ende nuk ka nddërtuar një skemë lidhur me përplasjen me armë, nëse kemi të bëjmë me një konflikt mes personave në fjalë, apo ata janë qëlluar nga të tjerë.

Burime policore shprehen se FNSH i është bashkuar policisë lokale, ndërsa janë ngritur postoblloqe.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas