Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të ditës së sotme në Superligë. Tirana barazoi kundër Laçit në një ndeshje që i pati të gjitha.
Golin për kryeqytetasit Sentamu në minutën e 45 pas një rrëmujë në zonë të krijuar nga një krosim.Kurse Laçi barazoi në minutën e 99. Për veriorët shënoi Xhixha.
Në minutën e 95 gjyqtari Bregasi u godit me shishe nga tribuna dhe u rrëzua në tokë duke bërë që ndeshja të shtyhej për pak çaste.
Teuta ka marrë një fitore minimale ndaj Kastriotit. Golin për durrsakët e shënoi Shehu në minutën e 23. Me këto 3 pikë Teuta mban vendin e tretë dhe afrohet me Kukësin duke qëndruar 2 pikë larg.