Aktualitet

Laçi eliminohet në fund, Hapoel 2 gola në minutat shtesë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:13 - 17/09/20 |
mapo.al

Keqardhje e madhe, Laçi eliminohet me dramë nga Hapoel Beer Sheva në frymën e fundit. Ekipi kurbinas humbi me rezultatin 1-2 në “Elbasan Arena” duke mos kontrolluar si duhet rezultatin.


Vendasit e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 0-0, ndërsa shënuan në të dytën me Kyrian Nwabueze. Sulmuesi amerikan mori një top nga Xhixha në zonë dhe e çoi në rrjetë për 0-1 në të 59′.


Kurbinasit u munduan të administronin rezultatin, por nuk ia dolën mbanë. Kartoni i kuq i Deliut në të 86′ ndikoi për keq, sepse miqtë barazuan në minutën e 90’+1′. Agudelo barazoi rezultatin në 1-1 dhe duket se goli shokoi tanët që u ndëshkuan sërish në të 90’+3′ nga Varenne që i dha kualifikimin miqve.





Etiketa: ,

Pas