Laçi është mposhtur mbrëmjen e sotme nga gjiganti belg, Anderlechti.
Në stadiumin “Elbasan Arena”, Laçi humbi përballë belgëve me rezultatin 3:0.
Ishte ndeshja e parë e raundit të tretë në Ligën e Konferencës, apo nivelit të tretë të garave evropiane për klube.
Për të besuarit e trajnerit Craig Bellamy golat i shënuan Hannes Delcroix në minutën e 27-të, Wesley Hoedt në minutën e 42-të dhe Lior Rafaelov në minutën e 61-të.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Belgjikē.