Laçi ka larguar ditën e sotme Sulejman Starovën nga drejtimi i ekipit. Rezultatet e dobëta në këtë fillim sezoni duket se kanë qenë arsyeja kryesore e shkarkimit. Pasuesi i Starovës në stolin e Laçit do të jetë Armando Cungu. Tekniku shkodran ka mjaft eksperiencë në Kategorinë Superiore, si dhe e njeh mjaft mirë ambientin kurbinas, pasi ka qenë pjesë e tyre në vitin 2015, kohë kur edhe triumfoi në Kupën e Shqipërisë dhe Superkupë.