Kryesore

Laçi shkon në Europë para qeverisë, dhe disa ndodhi të tjera














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:43 - 30/07/21 |
Mapo.al

Nuk po ja del qeveria e Edi Ramës të bëjë një hap domethënës drejt Europës, pas 8 viteve ku rruga e siziftë bëhet edhe më e ngushtë dhe e tatëpjetë bash atëherë kur duket se është drejt fundit. Kushtet e reja që lidhen kryesisht me dëmet e shkaktuara nga vetë rilindja, kanë shkaktuar gati një dekadë vonesë.






Breza që vijnë dhe të tjerë që ikin nga kjo botë, ende në pritje. Teksa kryeministri ynë nuk pranon asnjë përgjegjësi, bën me faj të tjerët, sulmon BE-në, dhe kuturis në lindje me projekte sfiduese si ky i fundit me Beogradin e Shkupin, duke shkaktuar jo pak tallandi, një ekip modest futbolli si ai i Kurbinit, arriti të kalojë dy fazat e para eleminatore, dhe të shkojë mu në zemër të Europës, në përballjen e radhës me Anderlehtin e Belgjikës.


E vështirë dhe plot pengesa ka qënë edhe për Laçin, po ja që me shumë punë, sakrificë, dhe sidomos me vullnet, ja doli të ecë përpara.







Kjo skuadër mbërriti aty ku qeveria nuk po sos kurrë. Lajmi ka gëzuar këtë javë shumë shqiptarë.



Atë popull emocional, që nuk dihet se për ç’arsye, teksa Kosova merrte medalje olimpike në xhudo në lojërat e Tokios, fajësonte e mallkonte atdheun mëmë. A thua se talentet në një fushë kanë të bëjnë me historinë apo madhësinë e shtetit. Galdimi kosovar duhej përjetuar me të drejtë skajshëm, kur sheh flamurin e Shqipërisë së epërme të ngrihet mes kombeve atje, por nëpërdhëmbja për ne, që nuk ja dalim dot për një të tillë triumf, nxjerr në pah një shemri të pavend që ende ekziston mesaduket.

Lexo edhe :  Pasaporta e vaksinimit, Rama: Superlajm, shënuam progres digjital


Eshtë çështje prioritetesh. Ne me siguri që do të kishim marrë një medalje të paktën të argjendtë, nëse do të konkuronim për djegie mbetjesh në mënyrë barbare, teksa miliona janë dhënë për ngritjen e incineratorëve.

Siç edhe po ndodh në Fier. Një katastrofë për të cilën s’ka ndërmend njeri të mbajë përgjegjësi. Heshtet për këtë nga zyrtarët në një formë shumë olimpike. Siç nuk bëzan njeri për rritjen e pandalshme të çmimit të naftës, për radhët kilometrike të trafikut, për skandalet e panumërta financiare, ku zbulohet se paratë e taksapaguesve bëhen paketa qokash për miq e artistë.

Nuk ka si të ketë në fund të fundit llogaridhënie apo mbajtje përgjegjësie kur bëhen zgjedhje si ato të 25 prillit. OSBE-ODIHR në raportin final të publikuar këtë javë, tha se; shitblerja e votës ishte shqetësuese, që administrata u kërcënua, që u përdoren të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve, që qeveria abuzoi me çdo aset publik në favor të saj.

Me fitore si kjo, të fiksuara përpara se të shprehet sovrani, qeveritë më pas luajnë si të duan në skenë, dhe e kanë të kollajtë të kapin majat e arrogancës e korrupsionit.

Ato qendrojnë të vetme, performojnë aktet si ndo zot, e pak rëndësi ka nëse janë spektatorët aty.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas