ShowBizz

Lady Gaga dhe Bradley Cooper po bashkëjetojnë?!






               Publikuar në : 15:16 - 21/07/19 |
mapo.al

Bradley Cooper duket se po bashkëjeton me Lady Gaga-n. Të paktën kështu pretendon revista e njohur “In Touch”, e cila ka publikuar së fundmi një artikull ku thuhet se Lady Gaga është shpërngulur në apartamentin e Bradley-t në New York. Sipas burimeve, dyshja e ka marrë këtë hap pasi nuk ka përse të fshihet më.


Lajmi për një romancë midis tyre po përflitet prej kohësh. Këngëtarja thuhet se është bërë shkak i ndarjes së Cooper-it nga modelja Irina Shayk, që nga xhirimet e filmit  “A New Star is Born”. Risjellim në vëmendje se Cooper dhe Shayk kanë së bashku një vajzë të cilën e kanë quajtur Lea De Seine.


Etiketa: , ,

Pas