Aktualitet

Lagjet e Prezës pa drita/ Bregu: Rilindja diferencon banorët në furnizim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 18/01/21 |
mapo.al

Funksionari i LSI dega Vorë, Vojo Bregu ka bërë një denoncim, me anë të një statusi në Facebook, lidhur me mungesën e dritave në lagjet e komunës Prezë.






Sipas Bregut është bërë një diferencim në furnizimin e energjisë elektrike, pasi lagjia që banohet nga një ish-kryebashkiak “rilindjas” furnizohet me rrymë ndrërsa pjesa tjetër jo.


Statusi nga Vojo Bregu:







Temperaturat nën zero, lagjet e komunës Prezë pa energji elektrike. Gjeç Kodër, Ahmetaq, Prezë janë prej disa orësh pa drita.




Vetëm lagjja që banohet nga një ish kryetar bashkie dhe militantë rilindas ka drita, sepse për shkak të ndërhyrjes politike,



vetëm në këtë lagje ka energji elektrike 20 KV.

Të tjerët dhe mund të vdesin nga i ftohti.

Lexo edhe :  Kryemadhi me delegacionin e ODIHR: Zgjedhjet e 25 prillit garë antidemokratike

Diskriminim në mjekësi, arsim, dhe tani dhe në furnizim me energji elektrike.

P.S. video majtas eshte zona e popullit te thjeshtë pa drita. Video djathtas, zona e militantëve të Rilindjes.

1


Etiketa: , , , ,

Pas