Blogerja Alba Danaj shpërtheu ndaj Jonida Maliqit për shkak të deklaratës që vetë këngëtarja bëri në lidhje me çantat e vogla, të cilat nuk i dukeshin trendi.
“Në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, ju drejtua blogerja fashionistes.
Por Maliqi nuk qendroi në heshtje, duke vërtetuar se e gjitha ishte një gënjeshtër.
“Thuaj një gënjeshtër një herë dhe të gjitha të vërtetat vihen në pikëpyetje. Nëse do që të të besojnë, ji e sinqertë. Nuk fitohen miqtë me sallatë” shkruante këngëtarja.
Megjithatë çështja nuk do zgjidhet me kaq. Jonida e ka çuar në gjyq ish-shoqen dhe ka marrë një avokate për të ndjekur çështjen.