Aktualitet

Lajçak: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:11 - 09/09/20 |
mapo.al

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak deklaroi sot se tashmë është koha që procesi i dialogut Prishtinë-Beograd të përfundojë me sukses.





Përmes një postimi në Twitter ai theksoi se; “Sot janë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses”.


Një raund tjetër bisedimesh midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç u mbajt të hënën në Bruksel, si pjesë e një dialogu nën kujdesin e BE-së.




Pas negociatave, Lajçak tha se; “përparim i plotë” ishte bërë në tema të hapura më parë, bashkëpunimin ekonomik dhe personat e zhdukur dhe të zhvendosur. Një takim i nivelit të ekspertëve do të mbahet javën e ardhshme dhe Hoti e Vuçiç do të takohen përsëri para fundit të shtatorit.


1



Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas