Në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Peqan ka ndodhur një aksident i rëndë. Sipas kryetarit të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë. Sipas tij, viktimat janë shtetas të Shqipërisë.
Ndërkaq, policia bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një furgon udhëtarësh dhe një kamion. Aktualisht autostrada në drejtim të Prishtinës është bllokuar dhe automjetet po orientohen në rrugë alternative.
*Foto e aksidentit