Aktualitet

Bie nga lartësia i riu në Babrru, humb jetën në spital





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:52 - 05/05/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës, ku 21-vjeçar ka rënë nga banesa e tij dhe më pas ka humbur jetën në spital.


Policia thotë se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin, por ende nuk dihet shkaku i saktë i rënies nga lartësia.


Njoftimi


Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.


Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.


Etiketa: , ,

Pas