Aktualitet

Bie Kryetari i Bashkisë Vorë, KQZ i heq mandatin Agim Kajmakut





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 01/11/19 |
ro ot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me votë unanime vendosi shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.


Vota ka qenë pro nga 5 anëtarët e KQZ-së për shkarkimin e kryebashkiakut socialist që u kap në shkelje duke mashtruar me formularin e Dekriminalizimit.


Në përfundim të mbledhjes, kryetari i KQZ-së, Klement Zguri u shpreh se për vendimin do të njoftohet menjeherë kryeministri Edi Rama.


Ndërsa avokati i z. Kajmaku tha se do ta padisë në gjykatë vendimin e KQZ-së. Në bazë të ligjit, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 45 ditëve në Gjykatën Administrative.


Ky është kryebashkiaku i dytë i dalë nga votimet e 30 qershorit që rrëzohet brenda pak muajve. Kujtojmë se pas denoncimit të PD-së u largua me dorëheqje, i zgjedhuri i Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Deklarata e KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin:

– “Shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetar i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi të shpallë të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të funksionarit publik z. Agim Ymer Kajmaku, me funksion Kryetari i Bashkisë Vorë, Qarku Tiranë.

Lexo edhe:

Prokuroria: Agim Kajmaku është Jorgo Toto. Bardhi: Rama ta shkarkojë

Prokuroria: Agim Kajmaku u kandidua kur ishte në kërkim ndërkombëtar

“Kajmaku”/ VOA: Prokuroria i jep të drejtë PD, rrezikon edhe Babani


Etiketa: , , , , , , ,

Pas