Aktualitet

Ndahet nga jeta Aneta, Rama mesazh të ndjerë për të ëmën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:10 - 01/08/20 |
mapo.al

Nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare ditën e sotme (1 gusht).


Mësohet se ajo ka ndërruar jetë rreth orës 04:00 të mëngjesit.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri përmes një postimi në rrjetet sociale.


“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam” – shkruan Rama në Facebook.


 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas