Një ngjarje kriminale u shënua pasditen e sotme në qytetin e Laçit. Nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur i plagosur një 19 vjeçar me emrin Edon Martinaj.
Burimet thanë se i plagosuri është djali i xhaxhait të Ervis Martinajt.
Martinaj është një emer i njohur për drejtësinë. Në tetor 2018, ishte i përfshirë në ngjarjen e Bllokut ku u vra shoku i tij, Fabiol Gaxha. Ai qendroi 7 muaj në paraburgim, ndërsa aktualisht hetohet në gjendje të lirë.
Informacion paraprak i policisë për ngjarjen e Laçit:
Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.