Sekretari Organizativ i PD, Sait Dollapi është dërguar në spital për të marrë mjekim.
Një ambulancë është parë teksa dilte nga ambientet e policisë në drejtim të Spitalit të Traumës. I gjithë Spitali i Traumës është rrethuar nga forca të shumta policore.
Më herët ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili kërkoi që Dollapi të dërgohej në spital.
“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici,” tha Meta.
Dollapi u arrestua në mënyrë të dhunshme, çka solli reagimin e ashpër të demokratëve.