Shënohet një tjetër lëkundje e fortë tërmeti. Raportimet e para flasin për një lëkundje me magnitudë 4 ballë. Lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 22.08 minuta. Epiqendra ka qenë rreth 25 km në veriperëndim të Tiranës.
Pasditen e së shtunës Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 duke shkaktuar shumë dëme materiale dhe disa të lënduar.
Pas këtij tërmeti të fortë, dy orë më pas Tirana u lëkund sërish, më konkretisht në 00:03 minuta, nga një tërmet 3.8 ballë, me epiqendër në Fushë Krujë dhe thellësi 10 km.
Nuk raportohet për persona të lënduar apo për dëme materiale. Por megjithatë, paniku mes qytetarëve ka qenë i madh duke lënë shtëpitë dhe dalë në rrugës. Kjo edhe për faktin se në rrjetet sociale e disa portale u raportua për një tërmet shkatërrimtar 6 ballë në orën 23:30, gjë e cila rezultoi Fake News.