Aktualitet

Lajm i hidhur për Tiranën – Pezullohen Torasa dhe Batha, ja sa ndeshje do mungojnë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 31/10/20 |
mapo.al

Futbolli shqiptar starton të dielën me Kupën e Shqipërisë, një ditë përpara nisjes së saj, Federata e Futbollit bën publike vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës.



Tirana merr një lajm të hidhur teksa duhet të bëj llogaritë pa dy titullarë shumë të rëndësishëm, Agostin Torasa dhe Idriz Batha.


Të dy lojtarët janë pezulluar me katër ndeshje pezullim për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.



Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 29.10.2020


  1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Laëal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lexo edhe :  Rendi në Shqipëri - Lleshaj: Ja qytetet më problematike



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas