Italia ka mbyllur kufijtë me Shqipërinë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e nesërme, 26 tetor dhe është i vlefshëm deri në 15 dhjetor.
Mësohet se hyrja nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi, referuar burimeve nga Ministria e Shëndetësisë në Itali.
Dekreti i ri i publikuar në fletoren zyrtare nënkupton se automatikisht Shqipëria nga lista ‘D’ e vendeve që nënkupton lejimin e qytetarëve të kalojnë duke prezantuar tampon, me vendimin e ri hyn në listën e vendeve ‘E’ që nënkupton se hyrja në territorin italian do të bëhet vetëm për motive të caktuara./ Alba Kepi – Ora News