Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor. Tekniku është goditur nga një makinë, teksa ishte duke ngarë biçikletën gjatë paradites të së martës në Maiorca të Spanjës. Trajneri argjentinas ka marrë menjëherë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar në spital. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Scaloni ka marrë dëmtime të rënda dhe vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve.