Aktualitet

LAJM I MIRË/ 17 të shëruar sot nga COVID-19, 182 pacientë kanë mposhtur virusin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:32 - 10/04/20 |
mapo.al

Shkon në 182 numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri. Mësohet se, 17 pacientë të tjerë iu kanë rezultuar negativ testeve gjatë ditës së sotme. Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije lajmin e mirë, teksa shkruan: “Lajm i mirë: 17 të shëruar sot”.


Ndërkohë, ka shkuar në 28 numri i bluzave të bardha të shëruar nga COVID-19, pasi një tjetër infermiere u shërua ditën e sotme. Kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar sërish ulje në javën e katërt, ku janë konfirmuar vetëm 9 raste të reja gjatë 24 orëve, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 409.


Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 196 raste
Durrës 38 raste
Lushnje 5 raste
Elbasan 15 raste
Fier 32 raste
Kavajë 8 raste
Rrogozhinë 4 raste
Korçë 17 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 45 raste
Lezhë 14 raste
Berat 2 rast
Has 12 raste
Krujë 5 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Mirditë 3 raste




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas