Aktualitet

LAJM I MIRË/ 84-vjeçarja mposht koronavirusin dhe del nga spitali Infektiv (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:33 - 08/04/20 |
mapo.al

Një 84-vjeçare është bërë pacientja e 154 që shërohet nga koronavirusi në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka postuar edhe foto të të moshuarës duke lënë Infektivin për të shkuar në shtëpi.


“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga COVID19


8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19“, shkruan Manastirliu.


Deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 400 të infektuar nga koronavirusi, ku 22 persona kanë humbur jetën, ndërsa sot lanë spitalin infektiv 8 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas