Qeveria greka ka vendosur të shtyjë deri në 31 dhjetor të këtij viti lejen e posaçme për punonjësit sezonalë.
Qarkorja e posaçme është dërguar pranë drejtorive të emigracionit në prefektura, në të cilën urdhërohen drejtoritë e emigracionit, të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri në 31 dhjetor 2020.
Mediat raportojnë se qarkorja udhëzon që mbetet e pandryshuar procedura, domethënë kush do punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryejë aplikimin pranë zyrave të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhënësin, me detyrimin e gjetjes se banesës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonalë.
Procedura kryhet brenda 48 orëve nga dita e dorëzimit të dokumenteve duke mundësuar hapjen e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi.