Aktualitet

Lajm i mirë/ Sulmuesi shqiptar mposht koronavirusin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:25 - 27/03/20 |
mapo.al

I vetmi futbollist shqiptar pozitiv me COVID-19 ia ka dalë ta fitojë betejën dhe FFK e ka njoftuar diçka të tillë. Sulmuesi i Kosovës U21 ka bërë edhe testin e dytë për Coronavirusin dhe ka dalë negativ.


“Futbollisti i Hannoverit dhe i Kombëtares së Kosovës U21, Valdrin Mustafa është shëruar nga Coronavirusi Covid-19. Ka qenë vet futbollisti i cili gjatë ditës së sotme ia ka konfirmuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, se testi i dytë për Coronavirus i ka dalë negativ.


Ai me këtë rast në emrin e tij dhe të familjes e ka falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në për interesimin e treguar dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën.


Federata e Futbollit e Kosovës i dëshiron Valdrinit aktivizim sa më të shpejtë në futboll dhe suksese në klubin e tij Hannover dhe në Kombëtaren U21”, shkruhet në njoftimin e FFK.


 

View this post on Instagram

 

Futbollisti i Hannoverit dhe i Kombëtares së Kosovës U21, Valdrin Mustafa është shëruar nga Coronavirusi Covid-19. Ka qenë vet futbollisti i cili gjatë ditës së sotme ia ka konfirmuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, se testi i dytë për Coronavirus i ka dalë negativ. Ai me këtë rast në emrin e tij dhe të familjes e ka falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në për interesimin e treguar dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën. Federata e Futbollit e Kosovës i dëshiron Valdrinit aktivizim sa më të shpejtë në futboll dhe suksese në klubin e tij Hannover dhe në Kombëtaren U21. 👊👏💪⚽️🇽🇰

A post shared by Federata e Futbollit e Kosovës (@ffk_kos) on


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas