Aktualitet

Lajm i mirë te Partizani, një tjetër lojtar del negativ nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 21/07/20 |
mapo.al

Partizani ka bërë me dije se Esat Mala është futbollisti i radhës që doli negativ në testin e dytë të COVID-19. Ai së bashku me Erald Çinarin dhe Kristi Koten rezultuan pozitiv dhe pas testit të parë, por përgjigjja e testit të dytë ka qenë e mirë.


“FK Partizani njofton se Esat Mala, një prej lojtarëve të ekipit që u konfirmuan pozitiv me CODIV-19, ka rezultuar negativ. Mesfushori 21 vjeçar ka kryer testin e dytë të hënën dhe ka dal negativ. Tashmë testimeve të radhës priten ti nënshtrohen edhe dy lojtarët e tjerë Erald Çinari dhe Kristi Kote”, – shkruan klubi i kuq.


Partizani kishte 5 lojtarë të prekur nga COVID-19, pasi Baldor, Mala, Ferati, Çinari dhe Kote rezultuan pozitiv. Testet e dyta pritet t’i bëjnë dhe Çinari me Koten për të mësuar rezultatin me shpresën se do të dalin pozitivë.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas