Aktualitet

Lajme të mira nga New York: Shumë më pak të shtruar se parashikimet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:59 - 07/04/20 |
mapo.al

Dje, guvernatori i New Yorkut,  Andrew Cuomo, tha se në shtetin e tij që është pikërisht epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara, numri i të shtruarve për koronavirusin ra me 75 përqind.


Nga 1427 të shtruar të rinj që ishin javën e shkuar, dje kishte vetëm 358 persona. Kjo tendencë ka bërë që tek shumë njerëz të ketë entuziasëm.


“Gjjithcka po kalon”, citon portali Breitbart, gazetarin Alex Berenson, i cili ka ndjekur nga afër situatën.


Një ndihmës i Guvernatorit Cuomo u shpreh se tashmë projeksionet dhe parashikimet e specialistëve kanë rënë, dhe New Yorkut nuk do ti duhen më 110 mijë shtretër, siç ishte menduar.


Këto zhvillime pozitive, si numri i ulët i rasteve të reja, mosrritja e viktimave dhe ulja e atyre që kërkojnë trajtim serioz, i kanë bërë autoritetet në këtë shtet të mendojmë se ndoshta kurba e pandemisë ka arritur kulmin dhe tashmë pritet rënia.

Kjo tendencë po vihet re në gjithë Amerikën, thonë ekspertët, teksa fillimi i muajit prill ishte parashikuar të ishte dramatik. Përshembull, për New Yorkun, projeksionet tregonin se do të kishte rreth 50 mijë të shtuar, ndërkohë që aktualisht janë 16 mijë.

Aktualisht, SHBA është vendi më i goditur në botë nga koronavirus.

Ka rreth 370 mijë persona të infektuar dhe mbi 10 mijë të vdekur.

Mapo.al


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas