Aktualitet

Lajme të mira nga vaksina e Pfizer, efektshmëria ndaj virusit arrin në 95%








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 18/11/20 |
mapo.al

Pas analizës përfundimtare vaksina anti-Covid e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ka rritur efektshmërinë në masën 95 për qind.


Faza 3 e analizës tregon se vaksina është efektive në parandalimin e infeksioneve edhe te personat e moshuar, dhe nuk shkakton shqetësime serioze shëndetësore.


“Efikasiteti ishte konsistent mes moshave, racave dhe etniteteve demografike. Vrojtimi i efikasitetit te të rriturit mbi 65 vjeç ishte mbi 94 për qind”, tha Pfizer dhe partneri i tij gjerman BioNTech” në deklaratën e përbashkët.



“Nuk ka pasur efekte anësore serioze mes 41 mijë e 135 të rriturve që morën nga dy doza. Efektet më të zakonshme te 3.7 për qind e pjesëmarrësve kanë qenë ndjenja e plogështisë dhe 2 për qind kanë pasur dhimbje koke”, vijon deklarata.


Dy ditë më parë ishte kompania amerikane Moderna që zbuloi se pasi ishte testuar te 30 mijë persona rezultoi efektive në masën 94.5 për qind. Lidhur me lajmin reagoi edhe imunologu dhe eksperti i njohur amerikan Anthony Fauci, i cili do të shprehej: “Këto janë padyshim rezultate shumë emocionuese”.

Lexo edhe :  Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Irinej, vdes nga koronavirusi

Moderna është kompania e dytë e madhe farmaceutike që paraqet brenda një jave të dhëna pozitive për studimin kryesor për një vaksinë kundër Covid-19. Më herët kishte qenë sipërmarrja gjermane BioNTech dhe partneri amerikan Pfizer që i zbuluan botës suksesin e tyre.

Tanimë parashikohet që SHBA-të të dalin në treg me dy vaksina përgjatë muajit dhjetor, ndërkohë që vitin e ardhshëm vaksinat pritet të shpërndahen në tregun global.


Etiketa: , , , ,

Pas