Kronika

10 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, 12 të tjerë shërohen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:02 - 27/04/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit rreth epidemisë së koronavirusit në vendin tonë.


Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se 10 janë rastet e reja me COVID-19 të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. 9 prej tyre në Tiranë dhe një në Shkodër. Numri total i të infektuarve shkon në 736.


Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 12 pacientë, duke e çuar në 422 numrin e atyre që kanë mposhtur virusin e rrezikshëm.


Shifrat e plota
212 testime – Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.


12 të shëruar sot – Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve. Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

28 të vdekur – Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjendja e të prekurve – Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.  Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.

Qytetet e prekura

Bashkia                Të prekur       Të shëruar
Tiranë                     302                  187
Shkodër                 105                   61
Krujë                      92                      8
Durrës                   42                      37
Fier                        37                      27
Kurbin                   31
Korçë                    19                      18
Elbasan                 18                      15
Kukës                   18                       10
Lezhë                   14                        14
Has                      14                         12
Kavajë                 9                           8
Lushnje               7                           4
Vlorë                   5                           4
Pukë                    5                           4
Mirditë                5                           3
Rrogozhinë         4                           4
Tropojë               4                           4
Berat                   3                            2
Mallakastër         1
Mat                     1

Apeli drejtuar qytetarëve – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit. Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas