Kryesore

12 të vdekur në Kosovë nga koronavirusi, 190 raste të reja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:58 - 08/08/20 |
mapo.al

PRISHTINË – Ka shkuar në 315 numri i të vdekurve me COVID-19 në në Kosovë.


Dje ishin 303 të vdekur kurse sot është njoftuar edhe për 12 viktima të tjera nga virusi vdekjeprurës.


Numri total i rasteve pozitive është 10.059 raste nga 40.184 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 315 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.


190 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar ditën e sotme nga testimet e bëra nga ekipet mjekësore.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5 677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4 067.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec.


Etiketa: , ,

Pas