Kryesore

121 raste të reja me koronavirus, qytetet ku është përhapur infeksioni








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:23 - 23/09/20 |
mapo.al

Nga 887 testime gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar me koronavirus 121 raste të reja (131 ishin një ditë më parë).


57 të prekur janë në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.


Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në vendin tonë shkon në 12 787, nga të cilët 7 139 janë shëruar, aktivë me virus janë 5278 dhe 370 qytetarë kanë humbur jetën nga virusi i rrezikshëm.


97 qytetarë janë të shëruar ditën e sotme. 189 pacientë ndodhen të shtruar në spital, 18 prej tyre janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar.


3 qytetarë kanë ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, po aq sa edhe dje. Viktimat janë një 70-vjeçar nga Tirana, 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça.


Përditësimi nga Ministria e Shëndetësisë

97 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë 97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin e qytetarëve që e kanë mundur COVID19.

887 testime– Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2.

Harta e të prekurve– 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.

189 të shtruar– Ju informojmë se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

3 viktima- Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 një 70-vjeçar nga Tirana, 71-vjeçar nga Lushnja dhe një 81-vjeçar nga Korça.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)
Testime totale 82.233
Raste pozitive 12787
Raste të shëruara 7139
Raste Aktive 5278
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2616
Durrës 564
Shkodër 381
Lezhë 305
Elbasan 304
Korçë 249
Fier 244
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 105
Dibër 86
Gjirokastër 81

LEXO EDHE: 

Koronavirusi në vendin tonë, 3 viktima në 24 orët e fundit


Etiketa: , , ,

Pas