Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për është 123 raste të reja me koronavirus në vendin tonë (120 ishin një ditë më parë).
Numri total i të infektuarve me virusin vdekjeprurës ka arritur në 5519, me Tiranën që kryeson me Tiranë 1285 të sëmurë.
Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri publike shifrat e reja rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë. Sipas saj, situata epidemiologjike paraqitet me rritje të numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.
Rastet e reja janë konfirmuar në qytetet: 59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
5 viktima u raportuan sot në dy spitalet COVID të Tiranës, duke e çuar numrin e atyre që kanë ndërruar jetë nga virusi në 166.
57 pacientë janë shëruar sot. Në total e kanë mposhtur virusin 3018 persona, ndërsa 2335 është numri i rasteve aktive të cilët po trajtohen nga mjekët e familjes.
Bilanci ditor i COVID-19
123 të prekur – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 123 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42183 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore: 59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
57 të shëruar – Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë.
2335 raste aktive – 2335 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.
120 pacientë në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 120 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.
5 të vdekur sot – Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.
COVID-19 – Statistika (2 Gusht 2020)
Testime totale – 42183
Raste pozitive – 5519
Raste të shëruara – 3018
Raste Aktive – 2335
Humbje jete -166 (Qarku Tiranë 85, Shkodër 27, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1285
Durrës 291
Shkodër 215
Fier 95
Vlorë 93
Lezhë 79
Korçë 75
Kukës 68
Elbasan 52
Berat 29
Dibër 28
Gjirokastër 25
Apeli për qytetarët: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Ministria e Shëndetësisë fton bizneset dhe njesitë akomoduese të respektojnë protokollet e sigurisë: Distancën fizike, maskën e detyrueshme në shërbim dhe të kryejnë dezinfektimin dhe higjienizimin e vazhdueshëm të ambienteve. Një kujtesë edhe për pushuesit: Respektoni distancën me të tjerët që nuk janë familjarët tuaj dhe kujdesuni për higjienën vetjake. 28 qendra shëndetësore verore janë në dispozicion të pushuesve, me mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën Covid. Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
LEXO EDHE:
Shifrat mbeten tronditëse, 5 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit