Ministria e Shëndetësisë bëri përditësimin e shifrave të 24 orëve të fundit lidhur me situatën e COVID-19 në vendin tonë.
Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se nga 506 testime të bëra sot, 125 persona janë konfirmuar me koronavirus. Infeksioni është përhapur në 18 qytete, me Tiranën që mban numrin më të lartë të të infektuarve sot me 68 raste të reja.
15 raste të reja janë në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.
Një paciente nga Vlora ka ndërruar jetë sot spitalin COVID, duke e çuar numrin e të vdekurve në vendin tonë, që prej fillimit të pandemisë, në 200.
37 qytetarë janë shëruar sot nga virusi i rrezikshëm. Shkon në 3379 numri i të shëruarve nga koronavirusi.
Përditësimi i situatës
125 raste të reja – Sa i përket 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Qytetet e prekura – Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.
37 të shëruar sot – Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë në banesë me simptoma të lehta apo pa simptoma. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjelbër falas, 0800 40 40.
122 pacientë në spital – Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet Covid, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
1 viktimë sot – Fatkeqësisht, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55-vjeçare nga Vlora.
COVID-19 – Statistika (10 Gusht 2020)
Testime totale 46448
Raste pozitive 6536
Raste të shëruara 3379
Raste Aktive 2957
Humbje jete 200 (Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1627
Durrës 366
Shkodër 254
Fier 120
Vlorë 108
Korçë 100
Lezhë 99
Kukës 95
Elbasan 68
Berat 49
Gjirokastër 36
Dibër 35
Apeli për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
LEXO EDHE: