Kryesore

Shifrat e 24 orëve të fundit-127 raste të reja me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:34 - 29/09/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë publikoi sot shifrat e reja të situatës pandemike COVID-19 në vendin tonë.


Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 820 testime, nga të cilat rezultuan pozitive me koronavirus 127 raste të reja (132 raste ishin një ditë më parë). Rastet e reja janë konfirmuar; 75 në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.


103 persona janë shëruar sot, në total 7732 pacientë kanë mposhtur virusin. Ndërsa 4 qytetarë kanë ndërruar jetë. Numri i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19 ka arritur në 380.



Në dy spitalet COVID të Tiranës janë të shtruar 190 pacientë, 16 prej tyre ndodhen në terapi intensive, 5 të intubuar.


5402 janë raste aktive me sëmundjen në të gjithë vendin.


Përditësimi i situatës

820 testime – Janë kryer 820 testime dhe janë konfirmuar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2.

Qytetet e prekura sot – 75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos.

103 të shëruar – Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7732 që nga fillimi i epidemisë.

190 pacientë në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

4 të vdekur sot – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 65 vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59 vjeçar, një 75 vjeçar, një 76 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (29 Shtator 2020)
Testime totale 87198
Raste pozitive 13518
Raste të shëruara 7732
Raste Aktive 5402
Humbje jete 384 (Qarku Tiranë 183, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2658
Durrës 594
Shkodër 395
Elbasan 309
Lezhë 308
Korçë 255
Fier 243
Vlorë 197
Kukës 150
Berat 111
Dibër 107
Gjirokastër 75

Apeli për qytetarët: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

LEXO EDHE:

Koronavirusi në vendin tonë, 4 viktima në 24 orët e fundit


Etiketa: , , , ,

Pas