Kryesore

131 raste të reja me koronavirus, rritet numri i të shtruarve në spital








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:28 - 22/09/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 131 raste te reja me koronavirus nga 825 testime të kryera.


68 të infektuar janë konfirmuar në Tiranë, 8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,  5 raste në Has, 4 raste në Krujë dhe Dibër, 3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.


Fatkeqësisht, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa fatmirësisht, 47 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi. Shkon në 367 numri i viktimave nga koronavirusi dhe ai i të shëruarve në 7042. 5257  janë raste aktive me koronavirus.


Aktualisht, në spitalin “Infektiv” dhe “Shefqet Ndroqi”, po marrin trajtim mjekësor 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar. Bie në sy rritja e ndjeshme e numrit të të shtruarve në dy spitalet COVID të Tiranës. Dje ishin të shtruar 189 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 5 të intubuar.


Përditësimi i situatës epidemike nga MSH


Rritet numri i të shtruarve (201)– Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 201 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

3 viktima- Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.

825 testime-  Në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

47 të shëruar- Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë  që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Harta e të prekurve me koronavirus– 68 të prekur në Tiranë, 8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,  5 raste në Has, 4 raste në Krujë dhe Dibër, 3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)
Testime totale 81364
Raste pozitive 12666
Raste të shëruara 7042
Raste Aktive 5257
Humbje jete 367 (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2603
Durrës 564
Shkodër 380
Lezhë 301
Elbasan 297
Korçë 251
Fier 240
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 114
Dibër 82
Gjirokastër 82

LEXO EDHE: 

Koronavirusi në vendin tonë, 3 viktima në 24 orët e fundit


Etiketa: , , ,

Pas