Kryesore

131 raste të reja me koronavirus, 115 pacientë shërohen dhe lënë spitalin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:02 - 30/09/20 |
mapo.al

Nga 842 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit me të dyshuar, janë konfirmuar me koronavirus 131 raste të reja (127 ishin një ditë më parë).


Rastet e reja janë konfirmuar në Tiranë 49 raste, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë.


115 qytetarë janë shëruar ditën e sotme, duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur sëmundjen vdekjeprurëse në 7847.



Tre pacientë kanë ndërruar jetë prej virusit të rrezikshëm ditën e sotme. Viktimat janë një 47-vjeçar nga Shkodra; një 72-vjeçare nga Elbasani, një 75-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Numri i viktimave në vendin tonë që prej fillimit të epidemisë arrin në 387.


Në dy spitalet COVID të Tiranës janë të shtruar 189 pacientë, 16 prej tyre ndodhen në terapi intensive dhe 5 të intubuar.


Përditësimi i situatës së COVID-19

842 testime – Janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2.

Qytetet e prekura – 49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë.

115 të shëruar – Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

189 pacientë në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe :  Përmbysja e tankut izraelit bën xhiron e rrjetit në pak orë (VIDEO)

3 të vdekur sot – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (30 Shtator 2020)
Testime totale 88040
Raste pozitive 13649
Raste të shëruara 7847
Raste Aktive 5415
Humbje jete 387 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77

Apeli për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri. Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

LEXO EDHE: 

3 të vdekur sot, 387 viktima nga koronavirusi në Shqipëri

115 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas