Kronika

135 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, një i vdekur sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:07 - 07/08/20 |
mapo.al

135 raste të reja me koronavirus në Shqipëri (127 ishin një ditë më parë), nga 586 testime gjatë 24 orëve të fundit.



Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik informoi për situatën e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Tirana mban numrin rekord të të infektuarve sot me 113 raste, 11 janë në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë dhe Kamëz.


Një qytetar ka ndërruar jetë në një nga spitalet COVID (6 ishte numri i viktimave dje), duke e çuar shifrën e të vdekurve nga koronavirusi në 189. Në dy spitalet COVID po trajtohen 122 pacientë, 20 janë në terapi intensive dhe 3 të intubuar.




72 persona janë shëruar nga virusi ditën e sotme, duke e çuar shifrën e atyre që kanë mposhtur COVID-19 në 3227. Shqipëria numëron në total 6151 persona të infektuar, nga të cilët 2735 janë raste aktive.



Bilanci ditor i COVID-19


135 raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19.

Qytetet e prekura sot – Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Shërohen 72 qytetarëGjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

1600 mjekë në terren – Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë.

122 pacientë në spitalAktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Një i vdekur sot – Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana.

COVID-19 – Statistika (7 Gusht 2020)
Testime totale 44881
Raste pozitive 6151
Raste të shëruara 3227
Raste Aktive 2735
Humbje jete 189 (Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Lexo edhe :  Rama: Analistët e debateve, më të inkriminuar se mafiozët

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1558
Durrës 348
Shkodër 231
Vlorë 98
Fier 90
Kukës 94
Korçë 85
Lezhë 80
Elbasan 45
Berat 44
Dibër 33
Gjirokastër 29

Apeli për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët se:
Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit. Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës. I bëjmë thirrje qytetarëve të prekur nga Covid19 të respektojnë vetëizolimin, në mënyrë që të mos bëhen burim për përhapjen e infeksionit. Në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. 

LEXO EDHE: 

Ulet numri i viktimave nga COVID-19, kjo është situata e fundit në spitale

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas