Kronika

14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 30 numri i viktimave





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:10 - 28/04/20 |
mapo.al

14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri ditën e sotme. 750 shkon numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendin tonë. 9 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 430 numrin e të shëruarve. Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në 30, pasi mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një 50-vjeçar te spitali Infektiv, i cili ndodhej në trajtim prej një muaji. Të dhënat u bënë publike nga drejtoresha e ISHP, Albana Fico.


267 testime – Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç.


30 viktima – Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimët familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.


Gjendja e të infektuarve – Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.


Qytetet e prekura

Situata në kontroll – Pavarësisht luhatjeve në numra ditorë situata vazhdon të jetë e kontrolluar. Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i qytetarëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar. Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

LEXO EDHE: 

Humb jetën 50-vjeçari te Infektivi, viktima e 30-të nga koronavirusi


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas