Kryesore

144 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:03 - 16/09/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë publikoi sot të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me situatën epidemike, COVID-19, ku shifrat vijojnë të mbeten shqetësuese.


Në dy spitalet COVID të Tiranës, janë të shtruar 174 pacientë, nga të cilët 16 janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë (2 ishin një ditë më parë), duke e çuar numrin e viktimave në 343.


65 qytetarë kanë fituar betejën me virusin, 6733 është numri i të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë.


Nga 824 testime të bëra një ditë më parë, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 144 raste (152 ishin një ditë më parë). 55 nga rastet e reja janë në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.


Në total, numri i rasteve pozitive në vendin tonë është 11 816, nga të cilët raste aktive janë 4740.

Përditësimi i situatës së COVID-19

174 të shtruar- Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

3 viktima- Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana.

824 testime- Janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19. Harta e të prekurve me koronavirus- 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

65 të shëruar sot– Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)
Testime totale 76400
Raste pozitive 11816
Raste të shëruara 6733
Raste Aktive 4740
Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2372
Durrës 526
Shkodër 365
Lezhë 274
Elbasan 262
Korçë 214
Fier 212
Vlorë 181
Kukës 140
Berat 93
Dibër 51
Gjirokastër 50

LEXO EDHE: 

Koronavirusi/ 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë


Etiketa: , , , ,

Pas