Kryesore

152 raste të reja me koronavirus, infeksioni shpërndahet në 20 qytete








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:13 - 15/09/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e reja të situatës epidemike COVID-19, në vendin tonë.


Nga 810 testime në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 152 raste pozitive me koronavirus. Në total numri i të infektuarve me virusin e rrezikshëm arrin në 11 672. Rastet e reja ditore janë konfirmuar në Tiranë 68 të infektuar, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.


53 qytetarë janë shëruar sot, 6668 është shifra e atyre që kanë mposhtur sëmundjen që nga fillimi i epidemisë. Numri i rasteve aktive ka arritur në 4664.


Në dy spitalet COVID të Tiranë janë të shtruar 171 pacientë, prej të cilëve 18 janë në terapi intensive dhe 8 ndodhen të intubuar.


Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për dy viktima nga COVID-19, një 57-vjeçar dhe një 65-vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese. 340 është bilanci i të vdekurve në vendin tonë nga koronavirusi.

Përditësimi i situatës epidemike

171 të shtruar në spitale– Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 171 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

2 viktima sot- Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar dhe një 65 vjeçare nga Tirana, me sëmundje të bashkëshoqëruese.

810 testime – Janë kryer në 24 orët e fundit 810 testime dhe janë konfirmuar 152 raste.

Harta e rasteve me koronavirus- 68 raste në Tiranë, 16 në Elbasan, 11 në Durrës, 9 në Shkodër, 8 në Vlorë, nga 7 raste Kavajë, Berat, nga 5 raste Fier, Pukë, 3 në Lushnje, nga 2 raste në Kamëz, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Rogozhinë, Mat, Vau i Dejës, Divjakë, Dibër.

53 të shëruar – 53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (15 Shtator 2020)
Testime totale 75576
Raste pozitive 11672
Raste të shëruara 6668
Raste Aktive 4664
Humbje jete 340 (Qarku Tiranë 163, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2366
Durrës 520
Shkodër 362
Lezhë 267
Elbasan 248
Korçë 209
Fier 192
Vlorë 170
Kukës 140
Berat 92
Dibër 51
Gjirokastër 47

LEXO EDHE: 

Koronavirusi në Shqipëri, 2 viktima në 24 orët e fundit


Etiketa: , , , ,

Pas