Kryesore

157 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, rritet numri i të shtruarve në spital






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:38 - 01/10/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar shifrat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19 në vendin tonë.


Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer mbi 1000 testime, ndërsa janë konfirmuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 157 raste të reja (131 ishin një ditë më parë). Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në: 75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos


230 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar kështu një shifër rekord. Në total, 8077 qytetarë kanë mposhtur virusin.



Sot ka ndërruar jetë vetëm një pacient (3 ishin një ditë më parë). Numri i viktimave nga pandemia në vendin tonë arrin në 388.


Ndërkohë situata në spitale nuk paraqitet optimiste. Numri i të shtruarve në dy spitalet COVID të Tiranë ka arritur në 203, 20 prej tyre ndodhen në terapi intensive dhe 6 të intubuar.


Përditësimi i 24 orëve të fundit

Mbi 1 mijë testime –  Janë kryer mbi 1 mijë testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

230 të shëruar sot – Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Qytetet e prekura – Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në: 75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

203 pacientë në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Vetëm një i vdekur sot – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 66 vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (1 Tetor 2020)
Testime totale 89053
Raste pozitive 13806
Raste të shëruara 8077
Raste Aktive 5341
Humbje jete 388 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2631
Durrës 582
Shkodër 391
Elbasan 299
Lezhë 291
Korçë 251
Fier 247
Vlorë 194
Kukës 149
Berat 116
Dibër 111
Gjirokastër 79

Apeli për qytetarëtDuke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot: Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subjekt. Task-Forca e inspektimit të protokolleve anti-Covid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Një kujtesë për qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes. Në rast dyshimi se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe të telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19. 

LEXO EDHE: 

1 viktimë nga koronavirusi në vendin tonë në 24 orët e fundit


Etiketa: , ,

Pas