Kronika

16 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, 4 qytetet që shënuan rritje 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:07 - 29/04/20 |
mapo.al

16 raste të reja me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit (14 ishin një ditë më parë). Shkon në 766 numri i personave të infektuarve.


Eugena Tomini nga ISHP publikoi të dhënat e reja të COVID-19 për ditën e sotme. Rastet e reja janë konfirmuar 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 rast në Shkodër dhe 1 rast në Berat.


24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455. 30 persona kanë humbur jetën deri tani nga virusi vdekjeprurës.


270 testime – Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.


Shërohen 24 të tjerëGjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455. Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.

30 të vdekurDeri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. 

Gjendja e të infektuarve Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë Shkodër dhe Berat. 

Qytetet e prekura 

Situata nën kontroll – Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.

Apeli për qytetarëtQë kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. 

LEXO EDHE: 

Kthehen nga Kosova dhe rezultojnë me koronavirus, shtrohen te Infektivi tre ushtarë të KFOR-it

Vatra e koronavirusit në Krujë ende aktive, sot 5 raste të reja


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas