Kryesore

161 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, mbi 11 mijë të infektuar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:18 - 11/09/20 |
mapo.al

Nga 875 testime, 161 raste të reja me koronavirus, është bilanci i 24 orëve të fundit të situatës epidemike në vendin tonë (156 raste ishin një ditë më parë).


Qytetet e prekura sot janë Tirana me 54 raste të reja, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh, nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.


Shkon në 11 021 numri total i të infektuarve nga COVID-19. 97 qytetarë janë shëruar sot nga virusi duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur sëmundjen në 6443. Numri i rasteve aktive shkon në 4 251.


188 pacientë ndodhen aktualisht të shtruar në dy spitalet COVID të Tiranës, nga të cilët 21 janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.


Tre pacientë kanë ndërruar jetë sot nga COVID-19, duke e çuar në 327 numrin e viktimave nga virusi i rrezikshëm.

Përditësimi i situatës së COVID-19

875 testime– Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve. Nga 875 testime të kryera, 161 kanë rezultuar pozitivë më virusin SARS COV2.

Qytetet e prekura sot – Harta e shpërndarjes së rasteve me koronavirus-54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë, 9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz, nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh, nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

188 të shtruar– Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

3 viktima sot- Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

COVID-19 – Statistika (11 Shtator 2020)
Testime totale 72155
Raste pozitive 11021
Raste të shëruara 6443
Raste Aktive 4251
Humbje jete 327 (Qarku Tiranë 157, Durrës 44, Shkodër 38, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Numri i të infektuarve sipas qarqeve
Tiranë 2206
Durrës 489
Shkodër 338
Lezhë 237
Elbasan 210
Korçë 176
Fier 160
Vlorë 145
Kukës 130
Berat 78
Gjirokastër 40
Dibër 42

LEXO EDHE: 

Tre të vdekur sot nga koronavirusi, 7 pacientë ndodhen të intubuar

Rritet sërish numri i të shëruarve, 97 pacientë mposhtën sot koronavirusin


Etiketa: , , ,

Pas