Kryesore

164 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, të infektuarit në 22 qytete








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:21 - 12/09/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësoi publikoi shifrat e reja nga situata epidemike në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.


Nga 872 testime të zhvilluara një ditë më parë, kanë rezultuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 164 qytetarë (161 ishin një ditë më parë). 11 185 është shifra totale e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, që nga nisja e pandemisë.


Tirana ka numrin më të madh me të infektuar në 24 orët e fundit, me 56 raste të reja, ndjekur nga 11 raste në Shkodër, 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.


51 qytetarë janë shëruar sot duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur sëmundjen në 6494. 188 pacientë ndodhen të shtruar në dy spitalet COVID të Tiranës, nga të cilët 21 janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar. Tre pacientë kanë ndërruar jetë ditën e sotme në dy spitalet COVID të Tiranës. Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri arrin në 330.


Përditësimi i situatës epidemiologjike

872 testime sot – Janë kryer 872 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 164 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6494 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 56 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, nga 10 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 8 raste në Kurbin, nga 7 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Kukës, Mat, Gjirokastër, 2 raste në Berat, Kamëz, nga 1 rast në Has, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Bulqizë.

188 pacientë në spital – Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

3 të vdekur sot – Një mësues 47 vjeçar nga Pogradeci, pa sëmundje bashkëshoqëruese, pas 12 ditësh në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nuk e fitoi dot betejën me COVID19. Edhe një 78 vjeçar nga Fieri dhe një 87 vjeçar nga Gramshi kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve.

Këshillat për qytetarët – Ju lutemi kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, dhe për çdo informacion te specializuar dhe te sigurt rreth Covid19.

LEXO EDHE:

Koronavirusi/ 3 viktima në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit

Vdes nga koronavirusi një mësues 44-vjeçar, nga Pogradeci


Etiketa: , , ,

Pas