Kryesore

167 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, Tirana vatra kryesore








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:57 - 14/09/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit të situatës epidemike në vendin tonë COVID-19.


Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 862 testime, nga të cilët 167 persona kanë rezultuar të prekur me koronavirus (168 ishin një ditë më parë).


Tirana mbetet vatra kryesore me 88 raste të reja, 11 raste janë konfirmuar në Durrës, 9 në Lezhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.


46 qytetarë janë shëruar sot nga virusi, duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur sëmundjen në 6615.


Në dy spitalet COVID të Tiranës, atë Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 189 pacientë, 18 prej tyre ndodhen në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.

4 pacientë ndërruan jetë ditën e sotme (po aq sa edhe dje). Që nga fillimi i epidemisë në vendin tonë kanë humbur jetën 338 persona.

Përditësimi i 24 orëve të fundit

4 viktima sot- Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78-vjeçar nga Tirana, një 71-vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

862 testime- Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.

179 pacientë në spital – Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Harta e të prekurve– Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete: 88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)
Testime totale 74766
Raste pozitive 11520
Raste të shëruara 6615
Raste Aktive 4567
Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2317
Durrës 516
Shkodër 357
Lezhë 268
Elbasan 232
Korçë 209
Fier 185
Vlorë 163
Kukës 140
Berat 84
Dibër 49
Gjirokastër 47.


Etiketa: , , ,

Pas