Aktualitet

18 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 02/04/20 |
mapo.al

18 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Të dhënat janë bërë publike nga Rovena Daja e Institutit të Shëndetit Publik gjatë prezantimit të buletinit 24 orësh lidhur me situatën e COVID-19 në vendin tonë.


Në total numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 277 persona. 8 nga rastet pozitive janë fëmijë. Tirana kryeson me 143 të infektuar, e ndjekur nga Durrësi me 30, Fieri 23 raste dhe Korça 16 raste. Numri i të vdekurve ka arritur ndërkohë në 16, pasi mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë te Infektivi një 78-vjeçar nga Durrësi, i cili ndodhej i intubuar prej disa ditësh.


16 të vdekur – Ju bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19. 78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Deri tani janë 16 persona që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri”.


277 të infektuar“Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë femijë. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 9 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 76. Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë”.


81 të shtruar te Infektivi“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar”.

Kryeson Tirana – “Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”.

Qytetet e prekura nga COVID-19
– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste

Apeli drejtuar qytetarëve – “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe cdo pyetje për COVID-19 ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19″.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas