Bota

195 të vdekur sot në Itali nga koronavirusi, zbret nën 100 mijë numri i të infektuarve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:11 - 04/05/20 |
mapo.al

ITALI – Ka zbritur nën 100 mijë numri i personave aktual pozitiv me koronavirus në Itali. Numri aktual i personave pozitiv me COVID-19 është sot 99,980.


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 195 viktima nga virusi vdekjeprurës (174 ishin një ditë më parë) e 1,221 raste pozitive më shumë. Numri i përgjithshëm i viktimave në mbi 2 muaj pandemi ka arritur sot në 29 079, e numri i të infektuarve 211,938.


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,225 pacientë të shëruar e numri i përgjithsëm i tyre ka arritur sot më 82,879.


Në repartet e terapisë intesive sot janë 22 pacientë më pak e numri i tyre është 1,479. Në Itali numri i tamponeve të kryer është 2,191,403.


Italia është vendi më i prekur në Europë nga koronavirusi. Në botë, SHBA mban rekord për numrin e viktimave nga koronavirusi, me 69 921 të vdekur si dhe të prekurve prej 1 200 874. Situatë kjo që ka detyruar Uashingtonin të sulmojë ashpër Kinën, se tentoi t’i fshehë botës të vërtetën për virusin vdekjeprurës.

Edhe ditën e sotme, presidenti amerikan Donald Trump nuk kurseu akuzat drejt Pekinit, duke rritur edhe më shumë tensionet mes dy vendeve.


Etiketa: , ,

Pas